Ai është filmi më i komentuar i momentit dhe të gjithë jemi sy e veshë për çdo informacion të ri që vjen për “Në kuadër të dashurisë”. Një staf vërtet i madh dhe një grup profesionistësh janë duke punuar fort për të sjellë më të mirën tek publiku.
Së bashku me dy protagonistët kryesorë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, do të jetë dhe një kast shumë interesant, me aktorë profesionistë, por edhe me personazhe të tjerë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Këtu përmendim aktorët e mirënjohur Ndriçim Xhepa, Luan Jaha, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Besmir Bitraku e shumë emra të tjerë të rëndësishëm.