Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e të mërkurës duke publikuar një video të transformimit të spitalit COVID 4.
Ai theksoi se transformimi i godinës është realizuar në kohë rekord, teksa shtoi se kjo strukturë e re spitalore do të jetë gati në rast se vendit i dihet të përballet me një valë të dytë pandemie.
Të martën, kreu i qeverisë së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizituan ambientet, si dhe zhvilluan edhe një konferencë për mediat.