Kompania e smartfonëve në Kinë, Honor, ka zbuluar shpikjen e saj të re, nisur nga situata e pandemisë. Nëpërmjet smartfonit të ri të quajtur Honor Play 4 Pro, përdoruesit mund të masin fare thjesht temperaturën, duke e vendosur telefonin në ballë ose në kyçin e dorës.
Honor, e cila është vartëse e gjigantit kinez Huaëei, planifikon ta nxjerrë në shitje këtë telefon në tregun e Kinës, por nuk ka njoftuar nëse ka në plan që të hedhë edhe në tregun ndërkombëtar.
Telefoni do të kushtojë 420 dollarë, bashkë me sensorin e temperaturës ose 407 dollarë, pa të. Play 4 Pro do të ketë një spektër të zgjeruar të temperaturës, duke filluar nga -20 gradë Celcius, deri në 100 gradë Celcius.
Termometri ka qenë një ndër gjërat që u është dashur të gjithëve ta kenë me vete në këtë situatë pandemie, prandaj një shpikje e tillë do t’i ndihmonte shumë njerëzit të kontrollojnë më shpesh temperaturën.