Shfaqja e filmit më të ri nga Ermal Mamaqi, ‘I Love Tropoja’, sikurse i gjithë aktiviteti i kinemave, është ndërprerë për shkak të emergjencës së Covid-19.
Kjo ka bërë që produksioni të vazhdojë me shfaqjen e filmit por këtë herë online nërmjet faqes së internetit të dedikuar, ku përveç I Love Tropoja mund të shihet edhe 2 Gisht Mjaltë me pagesë. Por kjo nuk i ka kënaqur një pjesë të fansave që e kanë komentuar zgjedhjen e Mamaqit si të tepruar, ku kosto e ndjekjes së filmit online është më e lartë se ajo që paguhej në kinema. Ka nga ata që mendonin se do të kishte qenë më mirë që filmi të ishte falas.
Por këtzre komenteve Ermali ka menduar ti përgjigjet me një video ku ka shpjeguar arsyet pse filmi nuk mund të jetë falas.
View this post on Instagram
Një sqarim miqësor… Linku në Bio. I Love Tropoja dhe 2Gisht Mjaltë Online.