Një gazetare libaneze zihet në transmetim direkt me një dijetar islamik, i cili nuk ka kursyer ligjëratat kundër seksit femër, por të hidhur e mori përgjigjen dhe nga spikerja.
Rima Karaki fitoi mbështetje të madhe teksa po realizonte një intervistë direkt me Hani Al-Seba’i për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Duke diskutuar sesi të krishterë i janë bashkuar grupeve islamike, sic eshte ISIS, dijetari doli nga tema dhe hoqi një tangente mbi një problem tjetër. Në këtë pikë, Karaki i kërkoi sheikut Al-Seba’i të rikthehen tek cështja dhe i bëri një pyetje lidhur me temën, por kjo nxehu situatën.
‘Kanë qenë vitet 1970 kur lindën lëvizjet majtiste, tip revolucioni. Brigadat e Kuqe në Itali, Armët e Kuqe në Gjermani… ‘ tha ai.
Karaki mundohet të kthehet tek tema dhe i kërkon “përqëndrohu tek e tashmja”.
Por, Dr Al Seba’i nervozohet dhe arbutërisht i thotë: “më dëgjo mua, mos më ndërprit më. Jam këtu t’i shërbej ideve të cilave u shërbej”.
Karaki me mirësjellje i kërkon të mos zgjatet pasi koha është e limituar, por Al-Seba’i refuzon të dëgjojë dhe ripërsërit se nuk mund t’i ndërpresin fjalën kur do spikerja.
Pas debatit, spikerja ngre zërin dhe i thotë dijetarit; “në këtë studio e drejtoj unë shoun”.
Kjo provokoi një reagim të inatosur të Al-Seba’i. ‘Mbarove? Mbylle që të flas unë. Ti je një grua që…”
Por ndërkaq spikerja i kishte dhënë urdhër regjisë të ndërpritej intervista dhe nuk u dëgjuan fjalët e fundit të sharjeve të sheikut.
Marre nga BalkanWeb