Në D23 Expo, eventi veror që Disney do të mbajë deri në 16 gusht në Convention Center në Anaheim, janë njoftuar zyrtarisht të gjitha prodhimet e reja Disney-Pixar për vitet e ardhshme. Ndër këto spikasin dy sequel të shumëpritur, Në kërkim të Nemo dhe kapitulli i katërt Toy Story.
Vazhdimi i Në kërkim të Nemo (Oscar si Filmi me i Mirë i Animuar dhe blockbuster ne 2003), u prezantua nga Ellen DeGeneres, që në versionin origjinal dublon Dory-n, harraqin peshk-kirurg që ndihmon Nemon për të gjetur të atin, sepse sequel-i do të fokusohet pikërisht në personazhin e saj.
Filmi do të quhet Në kërkim të Dory (Finding Dory) dhe do të ketë për regjisor çmimin Oscar Andrew Stanton, që ka drejtuar edhe Në kërkim të Nemo dhe Wall-E, sëbashku me Angus MacLane.
Regjisori shpjegoi se Në kërkim të Dory, që do të dalë në kinematë amerikane në 17 qershor 2016, është historia e kërkimit të familjes së Dory-t, por kujtesa e saj “afatshkurtër” e bën dhe më të vështirë ndërmarrjen, duke e detyruar atë për të udhëtuar shumë nëpër “tokë e në det” sëbashku me Nemo dhe Marlin.
Shtegëtim që do e çojnë në California Marine Biology Institute në Monterey, një institut oqeanik kërkimor ku kurojnë kafshët e plagosura dhe ku në të vërtetë Dory ka lindur dhe është rritur. Këtu ajo do të takohet me oktapodin gjaknxehtë Hank, i dubluar nga Ed O’Neill i serialit Modern Family. Dy personazhet mund t’i shihni në foton e parë të berë publike, më poshtë: