Policia e Tiranës njofton se ka ndaluar Edison Babon ndërsa kanë shpallur në kërkim kandidatin për deputet të LSI-së, në qarkun e Tiranës, Etion Joka.
Ndaj tyre SPAK ka nisur dje procedim penal bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.
30 vjeçari Edison Babo nga Shkodra akuzohet për për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”
Ndërsa kandidati për deputet i LSI-së është shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”
“Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit Etion Joka” informoi sot policia.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.