Lucy Letby, një infermiere me fytyrë engjëllore dhe një buzëqeshje të paqtë, bëri një veprim makabër, që nuk përputhej aspak me atë që ajo paraqiste së jashtmi.
30-vjeçarja britanike është akuzuar se u ka marrë jetën 8 foshnjeve, në spitalin Countess of Chester në Angli dhe ka tentuar të vrasë 10 të tjera.
Ajo që ngriti dyshimet ndaj saj ishte fakti se kohët e fundit po vdisnin shumë foshnje në maternitet.
Në vitin 2017 policia nisi një hetim duke u fokusuar fillimisht te vdekjet e 15 foshnjeve në periudhën qershor korrik 2015- 2016.
Më pas grupi hetimor, bazuar në dyshimet dhe disa prova paraprake që çonin vetëm në fajësinë e infermieres, e prangosën në 2018-ën, por u lirua me kusht dhe përpara dy ditësh, por menjëherë pas kësaj u arrestua përsëri.
Më në fund do të dalë përpara gjykatës, për të vendosur drejtësi për gjithë foshnjet dhe gjithë prindërit fatkeqë të këtyre të porsalindurve. Prindërit e të gjithë fëmijëve të vrarë po mbahen të informuar për çdo zhvillim lidhur me hetimin dhe procesin gjyqësor.
Lucy Letby, kishte pasur për detyrë të kujdesej për të porsalindurit që kur ishte studente në këtë njësi përpara. Më pas ajo mori kualifikimin e nevojshëm në Universitetin e Chesterit në vitin 2011.