Teksa Rudina Dembacaj e gjeti menjëherë dashurinë e jetës pas divorcit nga Aleksi, me të cilin ka edhe një vajzë, ky i fundit duket se e ka gjetur tani atë që i ka rrëmbyer zemrën. Madje ka zgjedhur ta bëjë publik lajmin e bukur, me postimin e kësaj fotoje romantike.
Në dasmën e ish-gruas me Mark Frroku, Aleksi ka shumë gjasa të mos shkojë fillikat, por çift. Dhe shumë i lumtur, si për ish-gruan dhe veten e tij.
Rudina ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj, Aleksandrin dhe se pas ndarjes kanë mbetur miq e jo armiq.
Përsa i përket karrierës si aktore Rudina ditë më parë u zbulua se Rudina do të jetë pjesë e sezonit të ri të Klanifornia.