Ish drejtori i RTSH Thoma Gëllçi i arrestuar për abuzimin me tenderin për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” ka paditur RTSH duke e quajtur shkarkimit e tij nga detyra të padrejtë.
Padia është bërë përmes avokatit të tij Dorjan Matlia për shkak se RTSH nuk ka hapur garën për drejtues pasi e ka shkarkuar Gëllçin nga detyra.
“Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtëësisht. Deri në këto memente gjykata duhet të vendosë ti japë 5 paga Gëllçit që në kohen kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik ka edhe dem moral. Deri më tani Gëllci kërkon dëmshperblim 1 milion lekë të reja”, tha avokati i ish drejtorit të RTSH.
Sot Gëllçi dhe ish vartësit e tij kanë dalë para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera.
Ishte tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçin. Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit.