Kolosi botëror i telefonisë mobile Vodafone ka bërë të ditur se po planifikon hyrjen në tregun televiziv anglez.
Me shtrirjen e broadband, Vodafone po programon një sërë shërbimesh televizive që do mund të jenë të disponueshme nga prilli i vitit 2015. Për momentin nuk dihen detajet e ofertës, çmimet, përmbajtjet.
I themeluar në Angli si një operator i telefonise mobile dhe i shtrirë 15 vitet e fundit në të gjithë botën, Vodafone ka hyre prej kohësh në tregun e telefonise fikse dhe ka pak kohë edhe në atë televiziv. Sëfundmi ka blerë operatorin televiziv kabllor Ono në Spanjë, që numëron gati 2 milion klient, të cilët përdorin shërbimin e internetit dhe televizionit. Në Gjermani zotëron operatorin kabllor Kabel Deutschland, dhe ka një marrëveshje me Deutsche Telekom për ofrimin e shërbimeve broadband. Janë këto hapat e parë të qëndrueshëm që kompania, me qendër në Newbury, ka ndërmarrë në merkaton europian televiziv.
Vodafone është i pranishem në Shqipëri prej gushtit të vitit 2001 si operator i telefonisë së levizshme. Nuk dihet nëse në planet e kompanise britanike është edhe tregu televiziv shqiptar edhe pse Vodafone Albania së fundmi ka një bashkëpunim të ndërsjelltë me platformën Digitalb në ofrimin e disa promocioneve.