Programi rinor në Top Channel, “Select” vjen me shumë ndryshime këtë sezon të ri. Janë tetë prezantues ku herë pas here ndryshojnë në çdo puntatë, por ajo që i është besuar drejtimi kryesor i këtij formati është Jona Spahiu.
Ela Gjoni, Kiara Tito, Sindi Kokomeci, Liesa Haxhiasllani Arlend Hoxha, Kris Vreshani, Ardit Murataj, Mishel Rrena janë emrat e prezantueseve të rinj të Top Channel dhe kryesisht të “Select”. Ata sjellin informacione të larmishme nga showbizi, lifestyle dhe nga artistët më të njohur të momentit. Intervista dhe festa me të ftuar VIP, janë një tjetër pjesë tepër e bukur e këtij programi. Muzika e mirë dhe e përzgjedhur është një tjetër pikë kyçe e këtij programi, i cili ka startuar më së miri dje në Top Channel.
Select është riformatuar por ka ardhur edhe me një skenografi të re dhe tepër moderne. Për të gjithë fansat e Select dhe ata të muzikës së mirë mund ta ndjekin këtë format cdo ditë nga ora 15:30 në Top Channel.