Sezoni i ri televiziv televiziv që sapo ka nisur vazhdon të prodhojë lajme për portalet online, shpesh herë në formën e thashethemeve kanë tërhequr vemendjen e lexuesve ndryshimet në programacion dhe largimet apo prurjet e reja të imazheve televizive.
Jo më larg se dje lajmi për largim8n e gazetarit Reis Çiço nga Klan Lajme tërhoqi vemendjen e publikut i cili e ndjek prej vitesh spikerin e njohur.
Por mesa duket Çiço do të vazhdojë të jetë pjesë e Klan Lajme por në një tjetër orar transmetimi.
Edicioni qendror i lajmeve, që jepej nga Drini Zeqo do të jepet nga Anjola Hamzai, që deri më sot ka qenë në ekranin e Ora News.
Reis Çiço do të vazhdojë të japë lajmet, por është zhvendosur nga edicioni qendror në atë të mbrëmjes.
Ndryshimet dhe nisja e transmetimit të edicioneve informative në Klan Plus kanë prekur Arben Mevlanin i cili do të jetë pjesë e këtij ekrani në vazhdim.