Shumë ndryshime në ekranin e Top Channel këtë fillim sezoni të ri, ndryshime në prezantues, në skenografi, udhëheqës emisonesh e të tjerë. Madje së fundmi është përfolur se kjo valë ndryshimesh mund të prekë edhe formatin talent show “The Voice Of Albania”, përsa i përket prezantuesit të këtij formati televiziv ku disa portale kanë shkruajtur se edicioni i ardhshëm i The Voice mund të mos ketë prezatues Ledion Liçon i cili e prezanton këtë talent show që prej 5 vitesh, që në nisje të tij.
Por vetë Ledioni e ka një përgjigje rreth këtij lajmi. Në një prononcim për Revista Who ai thotë:”Unë kam një kontratë për ta prezantuar The Voice edhe për dy sezone, nga 7 gjithsej. Dhe nuk më kanë komunikuar që nuk do të jem. Por çfarë s’bën vaki, se Shqipëri hesapi…”- është shprehur Liço ku me më tej me humor shton:“Meqë po pres një bebush, mbase ma bëjnë dhe mua si Arbanës.