Lëvizjet në kanalin më të madh sportiv Supersport në Digitalb kanë ngjallur interes të madh që kur u dha lajmi se Dritan Shakohoxha, njeriu që prej vitesh drejtonte Supersport, u largua nga posti I Drejtorit të Përgjithshëm.
Sot më në fund, është bërë e ditur se vendin e Shakohoxhës në atë television do ta zërë një nga gazetarët që kanë kontribuar më gjatë aty: Egi Duro.
Djaloshi është rritur në studiot e supersport me komente ndeshjesh dhe intervista, ndërkohë që pas kaq vitesh, duket se I takoi këtij të fundit të merrte drejtimin e një prej platformave më të dashura për sportdashësit.