Njoftimi në faqen zyrtare të Big Brother Albania në Facebook për audicione, ka mjaftuar që në portalet online të qarkullojë lajmi se produksioni i reality show-t ka ndryshuar rregullat e programit.
Interesit të IMAlbania.com rreth këtij ndryshimi të mundshëm i janë përgjigjur edhe disa burime të produksionit: “Nuk ka patur asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë në rregullat e formatit. Sa i përket audicioneve, ato nuk kanë qënë kurrë të mbyllura. Janë ende në vazhdimësi. Këtë gjë e ka deklaruar edhe Arbana Osmani natën e parë të spektaklit ku ka ftuar shikuesit të aplikojnë për tu bërë pjesë e spektaklit.” – përfundojnë ato.
Ditët e fundit, produksioni i formatit është vënë në qendër të sulmeve të banorëve të larguar për presion gjatë lojës./imalbania.com/