Ndryshime Festivali “Kënga Magjike” është një ndër festivalet më të pëlqyera në Shqipëri për shkak të artistëve pjesëmarrës të cilët prej vitesh kanë kontribuar me këngët e tyre që shpeshherë janë kthyer në hitet e preferuara të shqiptarëve.
Këtë vit, duket se do ketë një ndryshim sa i përket datës së mbajtjes së edicionit. Ndryshe nga viti i kaluar, festivali do të zhvillohet sipas traditës që ka patur ndër vite, të ndryshuar vitin e kaluar.
Teksa në vitin 2021 u mbajt gjatë pranverës, së fundmi produksioni ka njoftuar se në datat 23 dhe 24 maj 2022 artistët mund të dorëzojnë këngët e tyre pranë “Tv Klan”.
Mirëpo netët e festivalit të këtij viti do të organizohen në nëntor, ndryshe nga ai i vitit të kaluar ku netët finale u mbajtën në muajin maj.
Për sa i përket anëtarëve të jurisë për “Kënga Magjike 2022” është zbuluar se do të jenë , aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, kantautori Pirro Çako dhe gazetaret Mira Kazhani e Kozeta Kurti.
Rikujtojmë se Alban Ramosaj me këngën e tij “Thikat e mia” arriti të rrëmbente çmimin e madh vitin e kaluar. Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndrësa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.
Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku. Po ashtu ai mori shumicën e pikëve edhe nga juria profesioniste e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi.