Ylli i Tv-së, Simon Cowell ka marrë vendimin drastik për t’u larguar nga televizioni dhe për t’iu përkushtuar jetës personale dhe familjes së tij.
Për dy dekada me radhë ai ishte prezent në ekran si një prej personazheve më të njohur në televizionet britanike dhe amerikane.
I pranishëm për 17 vite në X Factor dhe Britain’s Got Talent, do të zëvendësohet nga Gary Barlow për shfaqjen e tij të re ITV, Walk The Line.
62-vjeçari do të përfshihet si producent ekzekutiv në vend që të shfaqet në ekran siç ishte planifikuar fillimisht.
Ky vendim i ka dhënë fund një epoke të dominimit të ekraneve televizive, por Cowell është akoma i vendosur që të punojë në projekte televizive në të ardhmen.
“Kjo është një situatë ku unë kam vendosur se është e drejtë që unë të fokusohem në rolin tim si krijues dhe prodhues. Karriera muzikore e Gary-t është e pakrahasueshme dhe ne e njohim njëri-tjetrin prej kohësh tani – kështu që jam i kënaqur që ai po merr stafetën për mua për serinë e parë të “Walk The Line”. E di që ai do të bëjë një punë fantastike”, është shprehur Simon në një deklaratë pas lajmeve për largimin e tij.