Mesa duket edhe në spektaklin e humorit “Portokalli” do të ketë ndryshime përsa i përket prezantuesëve. Së fundmi është mësuar se në emisionin e mëngjesit në ekranin e Top Channel vendin e Mira Kazhanit do ta zërë Isli Islami, po ashtu u përfol se Mira Kazhani do të zhvendosej në emisionin e pasdites duke zëvendësuar Jonida Shehun pasi kjo e fundit u bë nënë, megjithëse burime eksluzive pranë Top Channel për Info Media Albania bëjnë me dije se Jonida Shehu do të mbetet prezantuese e këtij emisioni edhe në sezonin e ri duke mos u larguar nga ekrani pavarësisht se u bë nënë, siç është bërë traditë tashmë që femrat imazh të ekranit shkëputen nga ekrani për një kohë të gjatë pasi bëhen nëna. Por le të rikthehemi tek “Portokalli”, e cila edhe këtë fillim sezoni ashtu si çdo vit tjetër ka hapur dyert për talente të reja për aktorë dhe skenaristë, por ndryshe nga vitet e tjera këtë vit ky spektakël ka hapur dyert për moderatorë të rinj, duke lënë të kuptohet se drejtuesit e këtij emisioni po mendojnë të kenë moderatorë të rinj. Por kë ka menduar stafi që të mos ketë si prezantues të këtij spektakli? kush nga tre moderatorët nuk do të jetë më prezantues? Xhemi? Eneda apo Salsano? apo të tre bashkë? mos ndoshta treshes së prezantuesëve do t’u shtohet edhe një i katërt?, gjithsesi mbetet për t’u parë nëse produksioni do arrijë të gjejë prezantues të rinj më të mirë se treshja aktuale e prezantuesve, aq sa për t’i zëvendësuar të tre ose ndonjërin prej tyre… Shumë pyetje, por që na mbetet vetëm të presim dhe të marrim përgjigjet e tyre!
Romeo dhe Heidi në krizë? Çfarë po ndodh mes çiftit të njohur?
Ditët e fundit janë shtuar spekulimet për një krizë në marrëdhënien mes aktorit Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother...