Data 1 dhjetor shënoi fillimin zyrtar të fazës së parë të digjitalizimit për televizionin shqiptar.
Ky ndryshim i teknologjisë së transmetimit televiziv, i njohur me siglën DVB-T, në muajt në vazhdim do të sjellë risi edhe në kanle televizive që do t’i shtohen platformave të ndryshme në treg. Kështu në kuadër të zbatimit të proçesit të digjitalizimit Televizioni Publik Shqiptar, i cili sipas ligjit ka edhe rolin kryesor në këtë proces, ka nisur ndryshimet e para në content-in e kanaleve tematik. Kanali RTSH Art, i pranishëm prej disa vitesh në platformën eksperimentale të RTSH Digital, ka ndryshuar sëfundmi emrin dhe logon në RTSH 3 HD.
RTSH 3 (HD) do të jetë një kanal tematik që do të vihet në dispozicion të pasqyrimit të problematikave dhe interesave të diasporës edhe për të mos i ndarë shqiptarët jashtë kufijve nga të tjerët.