Xiaomi raportoi 13.6% rritje të të ardhurave ditën e Mërkure për tre mujorin e parë të 2020-ës, duke tejkaluar pritshmëritë.
Shitjet e mëdha erdhën për shkak të kostos më të lartë të telefonëve 5G. Kompania me sukses rriti të ardhurat dhe shitjet pavarësisht impaktit të koronavirusit i cili dëmtoi zinxhiret furnizuese dhe kërkesën për smartfonë.
Financat optimiste të Xiaomi janë në kundërshti me ato të Apple dhe Samsung ku që të dy kanë paralajmëruar një 2020 të vështirë.
Shitjet shkuan në 7 miliardë dollarë nga 6.1 miliardë dollarë një vit më parë. Xiaomi i atributon këtë rritje çmimeve më të larta të telefonëve 5G në Kinë dhe shitjet më të larta në Perendim.
Por fitimet ranë sepse u zhvlerësuan investimet e Xiaomi në kompani të tjera. Kryesisht gjeneron të ardhura nga pajisjet mobile por gjithashtu edhe duke shitur reklama online dhe harduer konsumator.
Në Kinë është rivalizuar nga Huawei që është më i madhi në vend. Konkretisht të ardhurat në Kinë ranë me ¼.