Shënim: Artikulli në vijim zbulon detaje të rëndësishme nga seriali (spoilers) ndaj nëse nuk e keni parë të plotë, ju këshillojmë të mos lexoni.
Disa vdekje personazhesh kanë ndodhur në “La Casa de Papel”, mirëpo shumë prej fansave vazhdojnë “të mbajnë zi” për vdekjen e Nairobit (Alba Flores). Madje edhe Ursula Corbero, aktorja që luan Tokion, thotë se nuk mundet ta pranojë si fakt.
“As unë nuk e kuptoj. Kisha pak miq atje dhe ata vranë më të mirë,” ka thënë ajo për Television Critics Association.
Ndonëse fansat s’e pritën mirë, ka një arsye pse ndodhi
Por producenti ekzekutiv Jesus Colmenar këmbëngul se vdekja e Nairobit duhej të ndodhte për të hapur rrugën për luftën që pret personazhet e tjerë.
“Personaliteti i Nairobit nuk ishte i ndërtuar për luftën që gjejmë në këtë sezon të fundit. Ajo nuk duhej të ishte këtu. Unë mendoj se kjo i shton vrull personazheve tanë,” tha ai për TvLine.
“Ne vrasim personazhet dhe kjo shton tensionin,” tha ai. Alvaro Morte, i cili luan rolin e Profesorit, u pajtua.
“Kontribuon me një dozë realiteti që çdo gjë mund të ndodhë dhe kontribuon në elementin befasues,” tha Morte, para se të shtonte me shaka: “Profesori ishte gati të kishte një fëmijë me Nairobin…por kjo është tjetër histori.”
Ndonëse fansat s’e pritën mirë, ka një arsye pse ndodhi
Sezoni i fundit i “La Casa De Papel” (Money Heist) do të publikohet në dy pjesë, pjesa e parë do të dalë më 3 shtator dhe e dyta më 3 dhjetor. Sipas Netflix, pikërisht kur duket se asgjë tjetër nuk mund të shkojë keq, një armik del në skenë që është shumë më i fuqishëm se kushdo që janë përballur: ushtria.
“Kur filluam të shkruajmë pjesën e 5-të në mes të pandemisë, ne menduam se duhej të ndryshonim atë që pritej nga sezoni me 10 episode dhe përdorëm çdo mjet që mundëm për të krijuar ndjesinë e një finaleje të sezonit ose finaleje të serialit,” tha Álex Pina, krijuesi i “La Casa De Papel”. “Ne vendosëm të punojmë në një zhanër jashtëzakonisht agresiv.”
Krijuesi u shpreh se në pjesën e dytë të sezonit të pestë, janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve. “Është një udhëtim në hartën e tyre emocionale që na lidh drejtpërdrejt me largimin e tyre,” tha ai.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.” – shkruan Netflix.