Ditën e djeshme më anë të një postimi në Instagram, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik njoftoi lajmin e trishtë që daja i tij kishte ndërruar jetë.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës pasi më herët daja i reperit ndodhej në Qendrën e Paraburgimit Gjilan.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 12:40, në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, një i burgosur është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij.
“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues, atij mjekësor të qendrës dhe emergjecës së qytetit, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë. Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK’së.
Pas këtij lajmi janë hedhur dyshime edhe për vetëvrasje por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga organet përgjegjëse.
“O dajë të gjitha mi mësove vetëm si t’ja bëj pa ty harrove të ma mësosh! Shpirtin na e dogje o daja im më i miri. Të Allahut jemi dhe te Allahu do kethehemi! Sot ka ndërruar jetë daja im, vëllai i nënës Burim Hetemi. Të dua dajë shumë, do më mungosh shumë”– thuhej në postimin e Mozzik.