Ilnisa dhe Meritoni, banorët e shtëpisë së ‘BBV’, duket se po lënë pas hezitimet dhe po ndajnë momente gjithnjë e më intime. Pas spektaklit të djeshëm, ku të dy pranuan se janë të hapur për të njohur njëri-tjetrin, kanë kaluar kohë së bashku në një mënyrë më të ngushtë dhe personale. Në rrjet po qarkullon një video e tyre ku shihen të fshihen pas carcafit dhe duket se kanë ndarë edhe një puthje në buzë.
Skena romantike nuk shpëtoi syrit të banorëve të tjerë, veçanërisht të Heidit, e cila ndodhi të kalojë pranë tyre në atë moment. Ky zhvillim i ri në marrëdhënien e tyre po ngjall kërshëri dhe vëmendje jo vetëm mes banorëve të shtëpisë, por edhe tek ndjekësit e programit. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo lidhje potenciale në ditët në vijim dhe si do të reagojnë të tjerët ndaj saj.