Një episod i ri dhe interesant ka ndodhur në reality show-n “Për’puthen”, ku konkurrentja Alba u befasua me një zarf që përmbante një shumë prej 1000 paund. Zarf, i cili mbante mesazhin “Alba, ylli i Për’puthen, Çunat e Anglisë të duan fort. Respekte dhe nderime për gocën që je. Për çdo gjë na ke ne, ata aty të mendohen 10 herë para se me fol me ty, të mbështesim o kinge e bukur. Na ke nderu që na ke përmend. Me respekt, Çunat e Londrës”, shkaktoi reagime të ndryshme brenda shtëpisë.
Përkundër faktit që Alba mori dhuratën si shprehje respekti dhe mbështetjeje nga fansat e saj, kjo veprim i saj shkaktoi tension dhe polemika mes konkurrentëve të tjerë. Vedati shprehu dyshime mbi vizitën e saj në Londër dhe Endi (Buçi) e cilësoi këtë gjest si të turpshëm dhe të papranueshëm, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në studio.
Alba mbrojti pranimin e dhuratës, duke argumentuar se nuk duhet të gjykohet sipas materializmit dhe se si e trajton ajo dhuratën tregon për karakterin e saj. “Mund të jetë forma e tyre, por kjo nuk lidhet patjetër me materializëm dhe nuk do të thotë patjetër që ata po tentojnë të blejnë diçka nga unë,” u shpreh Alba.
Vedati vazhdoi të theksojë se ai nuk po ofendon “Çunat e Londrës”, ndërsa Endi e akuzoi Alban për sjellje të papërshtatshme në këtë kontekst. “Të gjitha ju që doni të tallni by*ën me ne, hiqeni sikur kush… e nga ana tjetër, pranoni zarfe me lekë… e di sa turp është? Se e sheh motra ime nesër këtë! Ju goca që shihni këto gjëra, mos pranoni asgjë!” u shpreh ai.
Ky incident ka nxitur një debat të gjerë mbi të drejtën e individëve për të pranuar dhurata nga fansat dhe për të mbajtur marrëdhëniet personale jashtë shikimit publik, si dhe mbi etikën dhe vlerat në kontekstin e reality show-ve.