Në “Big Brother VIP”, debatet dhe ironitë nuk mungojnë asnjëherë, sidomos mes opinionistëve. Arbër Hajdari dhe Oriola Nebiaj janë përplasur në një ndër momentet e fundit të emisionit, duke ngritur polemika për mbështetjen e tyre ndaj banorëve.
Gjatë një diskutimi të nxehtë, Oriola ka shprehur simpatinë e saj për Heidin dhe Julin, ndërsa Arbëri ka pranuar se ai pëlqen Meritonin. Megjithatë, Oriola ka shtuar se pavarësisht simpative për një banor, kjo nuk përkthehet automatikisht në mbështetje të verbër në opinionet e saj.
Pjesë nga debati i tyre shpalos tensionin:
**Arbër:** “Sikur të kishte një mendim ndryshe për Heidin, mirë do ishte.”
**Ori:** “Unë s’jam aty brenda, jam këtu jashtë. Edhe ti ke xhan Meritonin.”
**Arbër:** “Po e kam zemër xhan, nuk e mohoj.”
**Ori:** “Heidin e pëlqej si lojtare, por unë se njoh personalisht.”
**Arbër:** “As unë se njoh Meritonin personalisht.”
**Ori:** “Unë jam fanse e Julit dhe Heidit, dhe do të doja ta fitonte një nga të dy, më pëlqen dhe Romeo. Por të thuash që më pëlqen Heidi dhe opinionet e mija kanë qenë pro Heidit, kjo është e pavërtetë.”
Debati u përshkallëzua me batuta dhe ironi, teksa Ledion Liço, moderatori i spektaklit, shakaqet duke pyetur nëse duan të futen edhe ata brenda në shtëpi. Kjo përplasje mes opinionistëve tregon se edhe jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP”, gara është po aq e tensionuar sa brenda saj.