Mrekulli që nuk mund të përshkruhet dot me fjalë mund ta quajmë atë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Turqi.
Mësohet se një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeç është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e banesës së shembur nga tërmeti i fortë 6.7 të shkallës Rihter. Vogëlushja Elif, është nxjerrë e gjallë pas 65 orësh në rrënoja, ndërsa disa orë më herët u nxorrën motrat e saj binjake dhe nëna. Bëhet me dije se vëllai i saj Umut 7 vjeç ka humbur jetën.
Ekipi i kërkim-shpëtimit, familjet dhe të gjithë në zonën e rrënojave kaluan momente emocionuese