Engin Akyurek është një nga aktorët më të mirë të Turqi. Madje edhe me I kërkuari, për te ruajtur rolet romantike sepse ështe një akotrët që dinë ta luajne mjaft mirë romancën.
Shumë herë e kemi parë por në të vërtet nuk dimë shumë informacion për të. Kush është Engin-i ? Engin Akyurek ka lindur në 12 Shtator 1981 në qytetin e Ankarasë. Ai është diplomuar në Fakultetin e Historisë ne Universitetin e Ankarasë. Në të vërtet ai nuk ka marrë asnjëherë leksione për aktrim derisa mbaroi universitetin. Pavarësisht kësaj donte të provonte vetëveten duke ndjekur zemrën dhe dëshirat e tij, Engin vendosi të konkurojë ne një talent show turk I cili zbulonte talentet e reja në aktrim, I quajtur ‘Türkiye’nn Yıldızları –Yjet e Turqisë’ ashtu si Beren Saat. Akyurek fitoj çmimin si aktori më I mirë ndërsa Beren Saat si aktorja më e mirë.
Pas këtij kompeticioni, rrugëtimi I tij filloi, ai luajti ne disa seriale si Yabanci Damat, Karayilan dhe Bir Bulut Oslam. Por aty ku spikati më shumë dhe ku morri famën më të madhe ishte pikërisht seriali I mirënjohur turk “Fatmagyl”. Ku të dy së bashku me Beren ishin aktorët kryesorë të filmit.
Një serial tjetër që ai mori mjaft popullaritet ishte pikërisht “Diamant dhe Dashuri” I cili ishte projekti I tij kryesor televiziv. Ky seral ka marrë mjaft shikueshmëri në Turqi, Lindjen e Mesme si edhe në Ballkan.
Te jesh I famshëm dhe simpatik, nuk është e lehtë, thashethemt nuk të lënë rehat. Por Enigin Akyurek e ka mbajtur jetën e tij pothuajse private duke I shpëtuar edhe paparacëve. Mesa duket ia ka dalë mbanë sepse, mediat në këto pesë vite kanë zbuluar shumë pak nga jetesa e tij.
Suksesi I Engin Akyurek është për tu marrë shembull nga çdo kush. Nuk ka të thotë nëse ti studion apo ke studiuar për një degë që është jashtë talentit tënd. Mos u dorëzo dhe mos I humb kurrë shpresat, sepse talenti yt të bën te veçantë. Ndiq zemrën tënde vetëm at’here mund t’ia dalësh !
IMA/ J.Kasaj