Zyrtarët e shëndetësisë po i bëjnë thirrje publikut që të bëjë vaksinën e gripit këtë vit për të shmangur mundësinë e përballjes me koronavirusin dhe gripin në të njëjtën kohë. Të dyja sëmundjet janë shumë ngjitëse dhe kanë simptoma të ngjashme. Por gripi është sezonal, ndërsa COVID-19 nuk duket të jetë i lidhur me stinën, ndërsa përhapet në gjithë botën.
Megjithëse ende nuk ka dalë një vaksinë për COVID-19, vaksina për gripin ka qenë e disponueshme prej dekadash. E vetmja mënyrë për të përcaktuar nëse dikush ka njërën ose të dyja këto sëmundje, është përmes testeve laboratorike.
Gary Simon, drejtor i Divizionit të Sëmundjeve Infektive në Universitetin George Ëashington në Uashington, i tha gazetës Ëashington Post, se perspektiva e një lufte ndaj dy sëmundjeve njëkohësisht e bën vitin 2020 “shumë të vështirë”.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, deri tani në gjithë botën ka 30.5 milionë raste me afro 1 milionë të vdekur. Amerika ka numrin më të lartë të infektuarve me 6.7 milionë, pasuar nga India me 5.3 milionë dhe Brazili me 4.5 milionë.
Vendet evropiane njoftuan për masa të reja kufizuese të premten, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se infeksionet kanë filluar të përhapen përsëri në kontinent me “ritme alarmante”./VOA