Ardit Gjebrea është dënuar me 200 mijë lekë gjobë. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka gjobitur moderatorin e emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrean, për prishje të dinjitetit, personalitetit dhe privatësisë së individit gjatë transmetimit të rubrikës “Shihemi në gjyq”.
Ka qenë Elida Misho, banuese në Përmet, e cila e ka ngritur këtë qështje duke depozituar një ankesë për televizionin “Klan”, pasi gjatë transmetimit të emisionit është aluduar se ajo ka pasur marrëdhënie me kunatin e saj.
Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, zonja Edlira Misho ka thirrur burrin e saj Aristotelin, të cilin e akuzonte për raportin me kunatën, të cilës sipas saj i kishte dhënë një prokurë që i jepte të drejtë për pasurinë. Nga ana tjetër Aristotel Misho ka deklaruar se ajo, kunata ishte mashtruese.
Ja seanca e gjyqit tek “E diela shqiptare”
(m.k/BalkanWeb)