Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
Ditën e sotme u raportua për një viktimë të pestë nga COVID-19, një 61 vjeçar i cili sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë kishte ndërruar jetë.
Por pak më vonë Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 61 vjeçari nuk ka ndërruar jetë por ka pësuar vdekje klinike dhe mjekët po përpiqen ta kthejnë në jetë.
Deri tani zyrtarisht, nga pandemia e koronavirusit kanë vdekur katër persona, ku rasti i katërt u raportua mëngjesin e ditës së sotme./IMA/