Lina Wertmuller, regjisorja italiane e cila ishte gruaja e parë që u dominua për “Oscar” për regjisoren më të mirë, ka ndërruar jetë në moshën 93 vjeçare në Romë.
Wertmuller, skenaret e rrëmujshme politike të së cilës patën ndikim të madh në kinemanë ndërkombëtare në fillim të viteve 70 për “Oscar” për filmin e saj të vitit 1975 ‘Seven Beauties’.
E lindur në 1928 në Romë, Wertmuller, emri i plotë i së cilës ishte Arcangela Felice Assunta Wertmuller von Elgg Spanol von Braueich, për shkak të prejardhjes së saj pjesërisht ziviceriane, u interesua për teatrin dhe performancën në të 20-tat e saj, duke bërë turne në Evropë me një kompani kukullash, përpara se të njihte regjisorin Federico Fellini (nëpërmjet një shoku të shkollës që ishte i martuar me aktorin Marcello Mastroianni).
Ajo ka punuar dhe si asistente regjisore në filmin legjendar “La dolce vita”.
Njohja ndërkombëtarisht e çoi në një firmosje kontrate me Hollywood.
Wertmüller shkroi dhe drejtoi dramën romantike në gjuhën angleze “A Night Full of Rain”, me protagoniste Candice Bergen përballë Giannini.
Por filmi nuk ishte një sukses, dhe karriera e saj në Hollywood dështoi me shpejtësi.
Megjithatë, ajo u kthye në Itali dhe vazhdoi të publikonte filma, të cilët kanë korrur shumë sukses.
Filmi i fundit daton 2004-ën “Peperoni ripieni e pesci in faccia”, me Sophia Loren e Frank Murray Abraham.Asaj iu dha një Oscar nderi në 2019.