Pallati Buckingham ka njoftuar se Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ka ndërruar jetë në moshën 99 vjeçare.
Princi u martua me Princeshën Elizabeth në 1947, pesë vjet para se ajo të bëhej Mbretëreshë.
Një deklaratë nga Pallati Buckingham tha: “Me dhimbje të thellë Madhëria e saj Mbretëresha ka njoftuar vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.
“Madhëria e tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor”.
Princi Philip dhe Mbretëresha kishin katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 10 stërnipa.
Djali i tyre i parë, Princi i Uellsit, Princi Charles, lindi në 1948, pasuar nga motra e tij, Princesha Mbretërore, Princesha Anne, në vitin 1950, Duka i Jorkut, Princi Andrew, në 1960 dhe Earl of Wessex, Princi Edward , në 1964.
Princi Philip lindi në ishullin grek të Korfuzit më 10 qershor 1921.
Babai i tij ishte Princi Andrew i Greqisë dhe Danimarkës, djali i vogël i mbretit George I të Helenëve.
Nëna e tij, Princesha Alice, ishte një bijë e Lordit Louis Mountbatten dhe një mbesë e Mbretëreshës Victoria.