Regjistrohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv për ditën e sotme, ku pak më herët u raportua për vdekjen e një 43-vjeçareje nga Durrësi.
Burime bëjnë me dije për “BalkanWeb” dhe “News24” se ka ndërruar jetë një 27-vjeçar nga Kavaja, i cili vuante nga talasemia.
I riu ishte shtruar prej katër ditësh në Spitalin Infektiv dhe fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë.
Kjo është viktima e dytë më e re nga koronavirusi në Shqipëri, pasi disa ditë më parë ndërroi jetë edhe një 21-vjeçare.
Ndërkohë, në një reagim për media, Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar Shërbimit Infektiv, thekson se i riu ishte asimptomatik nga Covid-19.
“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27 vjeçar nga Kavaja, ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27 vjeçari vuante nga një sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes”, thuhet në reagimin e MSH