Koronavirusi i mori jetën skulptorit të njohur shqiptar, Arben Bajo. Prej disa ditësh ai ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Por ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua dhe nuk e fitoi dot betejën me virusin. Mësohet se mjekët i kanë gjetur diabet të fshehur, përveç koronavirusit.
Lajmin për vdekjen e Bajos e konfirmuan vetë miqtë e tij në “Facebook”. Arben Bajo humbi jetën në moshën 53-vjeçare.
Ai ishte pedagog tek Universiteti i Arteve dhe ka çelur disa ekspozita si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.