Një punonjës i Bashkisë së Tiranës ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Feti Fanaj, drejtor i Objekteve Publike në bashkinë e Tiranës humbi jetën pas betejës njëmujore me virusin vdekjeprurës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka ndarë një mesazh prekës për bashkëpunëtorin e tij.
“Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.
Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!
U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.
Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”, shkroi Veliaj