Ka ndërruar jetë ditën e sotme kantautori i njohur, Kujtim Prodani, i cili ishte i infektuar me Covid-19.
Në fund të vitit që lamë pas, Prodani njoftoi vetë se ishte i prekur nga koronavirusi. Ai postoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej i shtrirë në spitalin Shefqet Ndroqi, ku duket se mban një maskë oksigjeni.
‘Sa miq e sa të afërm na more ; o flamë e keqe.’– shkruante Prodani.