Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Artur Sula. Mësohet se Sula ka humbur jetën për shkak se ka pësuar hemoragji celebrale.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shpreh trishtim për ndarjen e tij nga jeta në një moshë kaq të re.
“Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakulteti i Gjuheve te Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!”- shprehet Kumbaro.