Është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare Adam West, personazhi i parë aktor i cili njihej edhe si “Batmani i Televizionit.
Vdekja e tij u njoftua sot nga familja e tij në faqen zyrtare të aktorit në Facebook, e cila ka konfirmuar se arsyeja ishte beteja me leuçeminë.
West e nisi karrierën e tij në vitin 1966 ku filloi edhe famën në serialin Batman nga ABC, i cili u prodhua me 120 episode në total të ndarë në 3 sezone duke përfunduar në 1968.
Vitet e mëvonshme ai punoi si voiceover në artet kinematografike. Që nga viti 2000 ai ishte pjese e castit të dublantëve në versionin e vetëvetes në Family Guy duke luajtur kryetarin e Bashkisë së Quahog.
Ai sëfundmi u shfaq si aktor edhe në episodin e 200 të serialit “The Big Bang Theory”./IMA/