Ka ndërruar jetë aktori shqiptar Dionis Koçi. Ai është gjyshi i këngëtares Ava Max dhe ka qenë vetë artistja shqiptare që e ka bërë me dije lajmin.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi të vjetra të gjyshit të saj dhe ka bërë një dedikim prekës për të, teksa zbuloi se njohjen e saj me artin e ka prej tij.
“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto fotografi të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkruar Ava Max.
https://www.instagram.com/p/CFa60XBl6v0/?utm_source=ig_web_copy_link
Kujtojmë se emri i vërtetë i Ava Max është Amanda Koçi, e cila është me origjinë nga Saranda, u rrit nga prindërit e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë.