Arti në Itali në zi. Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare Bruno Arena, komediani i dyshes Fichi d’India.
Lajmin e ka dhënë djali i tij Gianluca në Instagram: “Nuk isha gati, por nuk do të isha kurrë. Udhëtim të mbarë babi… ke lënë një boshllëk të pamasë”. Për të kujtuar aktorin edhe Paolo Belli ka publikuar një foto të tyre së bashku: “R.I.P. miku im më i mirë ”.
Arena, në vitin 2013 ishte goditur nga një aneurizëm që kishte komprometuar aftësitë e tij motorike. Ai u bë pjesë e botës së spektaklit në vitet tetëdhjetë. Piku i suksesit arriti pas takimit me Max Cavallarin, me të cilin themeloi Fichi d’India, një dzshe e pandarë e formatit të humorit Zelig.