Aktorit Tom Cruise i është dashur të kërkojë ndihmën e punonjësve të sigurisë , për të larguar nga shesh xhirimi i filmit aksion, disa individë që tentuan të shkatërronin ambjentet ku aktori xhironte. “Mission Impossible 7” po xhirohet në Yorkshire, në fshatin Stoney Middleton në Derbyshire.
Një burim për “The Sun”, bëri me dije se për shkak se zona është e madhe, ka qenë e vështirë për të izoluar këta individë dhe për të mos i lejuar ata që të futeshin tek pajisjet e xhirimit.
Burimet shprehen se ata kanë arritur të hyjnë në ambjentet e brendshme të shesh xhirimit të filmit ndërsa janë përpjekur të dëmtojnë platformat dhe pajisjet e vendosura që i shërbenin aktorëve për rolin.
Kjo nuk është hera e parë që shesh xhirimi i filmit “Mission Impossible 7” tentohet të shkatërrohet ndaj aktori Tom Cruise u detyrua të ndërhynte kur kjo ndodhi përsëri. Përpos të qenit një makth për sigurinë e jetës, Tom dhe ekipi i filmit nuk dëshirojnë që të ketë sërish vonesa në xhirime për ta përfunduar sa më shpejt atë.