Pas ndërprerjes së transmetimit të seancës së Kuvendit nga Televizioni Shqiptar, për shkak se kërkon që televizionet e tjerë ta paguajnë këtë shërbim, ka ardhur menjehërë dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai e ka cilësuar këtë ndërprerje si një akt të kryeministrit Edi Rama dhe i ka bërë thirrje kryesisë së parlamentit të kundërshtojë këtë vendim të pashembullt në historinë e këtij institucioni.
“Ndërprerja e sinjalit për mediat të cilat në vite kanë përcjellë ditë e natë punimet e parlamentit përbën një atentat të rëndë,një akt prej xhelati të fjalës së lirë të parlamentit por më shumë se të gjithë të tjerëve të Ramës së Zi sepse ky vendim është kryekëput vepër e Edi Ramës një njëri që ju del shqiptarëve dhe kur hapin derën e frigoriferit nga mengjesi në darkë. Tani përpiqet të mbyllë kanalet televizive.Une i bëj thirrje të mblidhet kryesia e parlamentit dhe të abrogojë këtë vendim të pashembull në historine e parlamentit . Është dhunim i madh i të drejtës së informacionit e drejtë që lidhet me të vërtetën dhe transparencen. Vendimet që mer opozita i ka grupi parlamentar une jam këtu për të dënuar këtë akt me asnjë lloj standarti te fjalës së lire.Vetëm ai që ndjen në çdo qelize neverine dhe përcmimin e cdo qytetari shqiptar, vetëm ai mund të ndërmarrë një veprim të tillë. U bëj thirrje gazetarëve të bëjnë me urgjence protestat e tyre duke konsideruar një kaos tolal këtë vendim të qeverisë. Ky është një akt i turpshëm i pashembull që mund ta mendojnë vetëm mendjet e sëmura.”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.