Amarda Toska është një nga figurat më të dashura të ekranit për publikun shqiptar. Prej shumë vitesh, ish-moderatorja e “Portokalli” është admiruar, jo vetëm për talentet e saj por edhe pamjen.
Ami vazhdon të ketë një fytyrë të freskët e është një nga femrat më të bukura të showbizit shqiptar. Po a ka bërë ajo ndërhyrje kirurgjikale? 39 vjeçarja i ka shuar njëherë e përgjithmonë dyshimet.
Bashkëshortja e Ermal Mamaqit ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka bërë ndërhyrje.
“As qime të shtuara në vetulla, as qerpikë, as buzë, mollëza apo hundën…Faleminderit!” ka sqaruar Ami.
E ndërkohë që një tjetër e ka pyetur nëse ka bërë botox në fytyrë ajo është përgjigjur: “Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo fytyrës! Madje edhe trajtimet i nëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent!