Të paktën pranojeni që keni marrë të paktën edhe një herë të vetme ftesë dhe kurioziteti iu ka shtyrë ta luani. E kemi fjalën për një ndër lojërat interaktive që shqiptarët e pëlqejnë jashtëzakonisht shumë, Candy Crush Saga.
Epo në fakt nuk është loja më e pëlqyer vetëm nga shqiptarët por një pjese e konsiderueshme e atyre që janë pjesë e rrjeteve sociale.
CBS ka njoftuar se së shpejti do të transmetojë një puntatë pilot të një game show të inspiruar nga Candy Crush.
Spektakli i cili nuk ka ende një moderator të deklaruar nga rrjeti televiziv amerikan do të ketë një formë të përshtatur të lojës interaktive, për të cilat ende nuk ka detaje.
Copyright IMAlbania.com