Tre vjet pas suksesit të sezonit të tretë, vjen në shtator në Canale 5 “Nder dhe Respekt – Pjesa e katërt” (L’onore e il rispetto – Parte quarta), një nga serialet fiction më të pritura të vjeshtës. Protagonist është gjithmonë Gabriel Garko në rolin e Tonio Fortebracci, personazh i cili në vitin 2006 e bëri atë një yll të ekranit.
Pjesa e katërt do të fillojë pikërisht nga ku përfundoi e treta. Tonio (Gabriel Garko) morri hak për vdekjen e vëllait të tij Santi dhe djalit të tij Nicolas duke vrarë nismëtarët e vërtetë të vrasjes: Saro Ferlito (Toni Bertorelli) dhe nipin e tij Billy (Carmel R. Reedy).
Në sezonin e ri Tonio me ndihmën e Tripolina do të hakmerret ndaj bosëve të mafias që i kanë vrarë familjarët.
Për të mësuar se çdo të ndodh në episodet e reja ju duhet të prisni ditët e para të shtatorit.