Kryeministri Edi Rama ka reaguar i pikëlluar pas ndarjes nga jeta të deputetit Bashkim Fino. Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se nuk ka fjalë të përshkruajë këtë rast.
Kreu i qeverisë shton se sot është një ditë zie për familjen e madhe të Partisë Socialiste dhe se do të ndalin çdo aktivitet elektoral.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur,”– shkruan Rama në Facebook.
Bashkim Fino mbylli sytë në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot.