Mutacioni i ri i COVID që është shfaqur fillimisht në Britani të Madhe dhe është përhapur në disa shtete ka krijuar frikë në të gjithë botën.
Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” tha se ndalimi i udhëtimeve të shumë shteteve me Britaninë është një politikë e dështuar dhe po bëhet për të vënë nën presion shtetin sepse ka dyshime se mos fsheh informacion.
Ai thotë se e gjitha që duhet të bëhet është bashkëpunimi dhe masa specifike karantinuese.