Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar për ndalimin e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani, gjatë protestës për vrasjen nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Në njoftimin e prezencës së OSBE-së thuhet se media e ka të domosdoshme të mbulojë demonstratat, ndërsa shtohet se incidentet ku u përfshinë gazetarët duhet të hetohen siç duhet.
Deklaratë e Prezencës së OSBE-së
E drejta e gazetarëve për të mbuluar protestat është domosdoshmëri për zhvillimin demokratik. Ne kemi besim se incidentet që prekën gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani do të hetohen si duhen.
*
The right of journalists to cover protests is paramount to democratic development. Ëe trust the incidents involving journalists Xhoi Malesia and Qamil Xhani ëill be properly investigated.