Aktori Reshat Arbana ka reaguar ashpër lidhur me debatin e hapur për ndalimin e filmave propagandistikë të diktaturës. Ja si është shprehur ai:
“Ky vend ka problem aq të mëdha, sa është vërtet e turpshme të merresh me diskutime të tilla. Pse nuk merren me gjëra të rëndësishme këta njerëz, por shpikin debate të kota që nuk i vlejnë askujt, për çfarë I bëjnë, për të çorientuar njerëzit?! Ku e kanë hallin? Çdo ditë po shohim në televizor lloj lloj emisionesh të pavlera, që nuk i hyjnë në punë askujt, debate pa interes për të mbushur orët.
Çfarë duhet të shohim e të dëgjojmë tani, ata njerëz që dalin e na tregojnë sesi të bëjmë seks?! Se tani u bëka seks edhe treshe, edhe katërshe, edhe me dhjetë vetë! Ç’janë këto idiotsira?! Nuk e meritojnë vëmendjen këto këta njerëz. Askujt nuk i bie ndërmend komunizmi, ç’është kjo frikë absurd që do të rikthehet?!” /Panorama